Kur duhet bërë operacioni i gjoksit?

Kur duhet bërë operacioni i gjoksit?

Bukuria femërore ka qenë gjithmonë e domosdoshme. Parametrat kulturorë dhe socialë të bukurisë femërore kanë ndryshuar me kalimin e kohës, por nevoja dhe dëshira për t’u dukur bukur është e pranishme tek të gjitha femrat pavarësisht dallimeve kulturore dhe sociale.

Gjinjtë, si një nga simbolet kryesore të feminitetit, kontribuojnë ndjeshëm në përshtypjen e përgjithshme të një figure harmonike. Kur gjinjtë janë natyrshëm të pazhvilluar, dukshëm të ndryshëm në madhësi, problemi mund të zgjidhet vetëm kirurgjik. Shpesh pas lindjes dhe dhënies së gjirit, gratë duan të rikthejnë pamjen origjinale të gjoksit të tyre. Shumica e grave që i drejtohen kirurgëve plastikë u mungon një ndjenjë vetëbesimi për shkak të pakënaqësisë me përmasat e figurës së tyre. Kërkesa më e shpeshtë është zmadhimi i gjoksit me implante silikoni. Madhësia e implantit dhe forma e tij vendosen së bashku nga pacienti dhe kirurgu estetik.

Në Qendrën e Kirurgjisë Estetike të Spitalit Codra, ne i kushtojmë çdo pacienti vëmendje dhe kohë unike për konsultim, përpara se të merret një vendim i përbashkët për ndërhyrjen më të mirë për ju.

Çfarë duhet të dini përpara se të vendosni të zmadhoni gjoksin tuaj me implante silikoni?

Implantet silikoni nuk mund të parandalojnë që gjinjtë të “rënen”. Nëse keni një problem të tillë, kirurgu do t’ju sugjerojë në të njëjtën kohë ngritjen e gjoksit.
Implantet silikoni që përdorim nuk kanë datë skadence. Megjithatë, për shkak të efektit të gravitetit, pas 10-15 vjetësh nga operacioni, rekomandohet zëvendësimi i implantit për të ruajtur efektin e arritur fillimisht.
Pamja e gjirit të operuar mund të ndryshojë nëse shtoni ose humbni shumë peshë ose pas shtatzënisë dhe ushqyerjes me gji. Pastaj rekomandohet një operacion i ri.
Është e nevojshme të kontrollohet që implanti i silikonit të mos ketë këputur. Kjo është arsyeja pse do t’ju duhen kontrolle të rregullta me ultratinguj, një herë në vit, dhe rezonanca magnetike rekomandohet një herë në 5 vjet.

Caktoni një takim për më shumë informacion

+382 69 300 300

Codra juaj

Call Now Button