Kirurgji bariatrike

Kirurgjia Bariatrike, nuk është e dobishme vetëm për personat që duan të humbasin shumë peshë. Ajo gjithashtu aplikohet me qëllim reduktimin e masës trupore, dhe për të ulur riskun e sëmundjeve kërcënuese për jetën që lidhen me obezitetin.

Trajtimet konservative të obezitetit, p.sh. dietat, ato që kryhen në kushte mjekësore dhe të mbikqyrura nga një mjek, kanë rezultuar të pasuksesshme në më shumë se 90% të rasteve. Të gjithë pacientët kanë hasur rifitimin e peshës së tepërt trupore pas humbjes fillestare të masës dhe madje fitojnë më shumë se sa kishin pasur fillimisht.

Prandaj mjekësia ka identifikuar kirurgjinë si zgjidhje të përhershme për obezitetin dhe sëmundjet shoqëruese të rrezikshme që pasojnë atë: fillimi ose prania e diabetit, presioni i lartë i gjakut, rritja e yndyrave në gjak dhe akumulimi i yndyrave, çrregullimet hormonale, dëmtimi i kyçeve, çrregullimet hormonale të shoqëruara nga mungesa e menstruacioneve tek femrat dhe çrregullimi i ereksionit tek meshkujt.

Nga ekzaminimi fillestar deri tek zgjidhja përfundimtare

Brenda një viti pas operacionit pacienti arrin peshën normale trupore, ndërsa efektet pozitive janë ulja e nivelit të lartë të sheqerit në gjak, presioni i lartë i gjakut, yndyra dhe pakësimi i dhimbjes së kyçeve. Kirurgjia e zvogëlimit të stomakut dhe shtimi i një “bypass-i”, pra operacioni duodenal rezulton në heqjen e ilaçeve dhe insulinës kur bëhet fjalë për pacientët që i marrin ato medikamente rregullisht dhe vuajnë nga diabeti.

Humbja e peshës trupore rezulton në uljen e presionit të lartë të gjakut, shërimin e “apneas së gjumit” obstruktive (ndalimi i frymëmarrjes gjatë gërhitjes së natës), si dhe normalizimi i plotë i yndyrave dhe hormoneve në gjak. Pothuajse çdo pacient ndalon marrjen e medikamenteve që merrte përpara operacionit. Edhe pse kjo tingëllon pothuajse surreale, është një e vërtetë për të cilën pak dihet.

ÇFARË ËSHTË KIRURGJIA BARIATRIKE DHE PSE KRYET AJO?

Kirurgjia bariatrike është një grupim i të gjitha llojeve të procedurave që përfshijnë ndryshimet kirurgjikale të traktit digjestiv me qëllim uljen e peshës trupore.

Është një terapi e përshtatshme në rastet kur dietat dhe ushtrimet fizike nuk japin rezultate të favorshme dhe gjithashtu në rastet e problemeve serioze të shëndetit të shkaktuara nga obeziteti.

Kirurgjia bariatrike kryhet për të ulur peshën trupore si dhe për të ulur rrezikun e simptomave kërcënuese për jetën që lidhen me obezitetin, si p.sh.

  • Presioni i lartë i gjakut
  • Sulmi në zemër dhe goditjet
  • Sëmundje të tjera kardiovaskulare
  • Diabeti mellitus i tipit 2
  • Aapnea e gjumit
  • Mëlçia yndyrore joalkoolike

Kirurgjia bariatrike zë vendin e saj në trajtimin e infertilitetit, veçanërisht në rastet kur çekuilibri hormonal shkaktohet nga obeziteti.

KUSH JANË KANDIDATËT PËR KIRURGJI BARIATRIKE?

Kirurgjia bariatrike është një operacion me dëshirë për:

  • Të gjithë pacientët, BMI e të cilëve kalon 35 kg/m2
  • Të gjithë pacientët, BMI e të cilëve është 30-34,9 kg/m2, dhe që kanë sëmundje shoqëruese të shkaktuara nga obeziteti: sëmundjet kardiovaskulare, diabeti i tipit 2, apnea e gjumit etj.

Kirurgu, duke marrë parasysh mendimin e ekipit të tij (endokrinolog, kardiolog, nutricionist, psikiatër) identifikon kandidatët për kirurgji bariatrike dhe zgjedh vetë procedurën kirurgjikale. Zgjedhja e procedurës kirurgjikale varet nga BMI-ja, gjendja e përgjithshme shëndetësore e pacientit dhe mosha.

Hapa të thjeshtë për rezultate të dëshiruara

PROCEDURAT KIRURGJIKALE TË DISPONUESHME BRENDA KIRURGJISË BARIATRIKE

 

  • Në ditët e sotme ekzistojnë teknika të ndryshme kirurgjikale me të cilat mjekët përpiqen të arrijnë reduktimin e volumit të stomakut ose të ulin aftësinë për të përthithur lëndët ushqyese brenda traktit digjestiv.

Qendrat kryesore të kirurgjisë bariatrike në botë kanë veçuar dy procedura kirurgjikale si më të përshtatshmet. Gastrektomia e mëngës dhe bypass-i i stomakut. Që të dyja janë kryer vazhdimisht në spitalin CODRA për shumë vite.

Të gjitha operacionet kryhen në mënyrë laparoskopike, pa prerje, me instrumenta të posaçëm që futen përmes vrimave të vogla në bark dhe e gjithë procedura vizualizohet nëpërmjet një kamere speciale e cila krijon një imazh për kirurgun në një ekran të madh.  Kjo lloj qasjeje kirurgjikale i garanton pacientit shërim të shpejtë, redukton dhimbjen pas operacionit, rikuperim të hershëm të funksioneve të tretjes dhe rikthim të shpejtë në aktivitetet e përditshme.

Ngushtimi stomakut

Ngushtimi i stomakut, gastrektomia e mëngës është një procedurë me të cilën zvogëloni vëllimin e stomakut me 75%, duke e bërë stomakun në një formë tubi ose mënge (prandaj emërtimi). Në këtë mënyrë stomaku humbet kapacitetin e grumbullimit, marrja e ushqimit zvogëlohet, rruga hormonale që rregullon ngopjen ndryshon dhe pacienti fillon të humbasë peshë.

Bypass-i Gastrik

Bypass-i Gastrik është një procedurë në të cilën fillimisht pritet stomaku dhe pjesa e vogël e mbetur lidhet me zorrën e hollë. Kjo procedurë jo vetëm që zvogëlon vëllimin e stomakut, por gjithashtu përjashton një zonë të konsiderueshme të  ​​ zorrës së hollë nga procesi i thithjes.

Kjo metodë është jashtëzakonisht efektive, si për humbjen e peshës së tepërt, ashtu edhe për rregullimin mbi të gjitha të diabetit. Duhet të theksohet se pas operacionit të obezitetit, pacientët mund të hanë ushqim normalisht, por arrijnë ngopje shpejt, dhe marrja e tepërt e ushqimit nuk është më e mundur.

 

Me përgatitjen adekuate para operacionit dhe përzgjedhjen e duhur të pacientëve, trajtimi kirurgjikal i obezitetit rezulton me efekte të shpejta dhe të prekshme dhe zvogëlimi i masës trupore pasohet nga normalizimi i presionit të gjakut si dhe rregullimi i sheqerit dhe kolesterolit në gjak. Efektet afatgjata janë praktikisht identike pas këtyre dy procedurave kirurgjikale, prandaj mosha e pacientit, BMI-ja, sëmundjet shoqëruese janë veçoritë kryesore kur zgjedh procedurën specifike kirurgjikale për çdo pacient.

Operacionet bariatrike rezultojnë në ndryshime të rëndësishme pozitive:

  • Cilësia e jetës përmirësohet në mënyrë të konsiderueshme
  • * Ndalon nevoja e marrjes së tepërt të ushqimit
  • * Humbet uria e vazhdueshme
  • * Humbje nga 60-70% e peshës së tepërt në vetëm një vit
  • * Përmirësim i dukshëm i sheqerit në gjak, ndonjëherë deri në ndërprerjen e plotë të marrjes së insulinës dhe ilaçeve për diabetin
  • * Presioni i gjakut normalizohet në shumicën e pacientëve
  • * Përmirësim i funksioneve të zemrës
  • * Funksioni i frymëmarrjes normalizohet, apnea e “gjumit” zhduket në shumicën e pacientëve
  • * Rregullimi hormonal i ciklit menstrual normalizohet tek gratë
  • * Sindroma e vezores policistike zhduket në shumicën e pacientëve
  • Shërimi pas procedurës është i shpejtë, falë procedurës minimalisht invazive

Falë teknikës minimale invazive (laparoskopike) kirurgjikale periudha e rikuperimit është e shkurtër Qëndrimi në spital i parashikluar është 2- 3 ditë.

 

Një ekip krye ekspertësh.

Metodologjia e suksesit të kirurgjisë kundër obezitetit në Spitalin CODRA:

 

  1.  Përgatitja e detajuar para operacionit me ekzaminime nga specialistë (endokrinolog, kardiolog, pulmonolog, transfuziolog, radiolog dhe anestezist);
  2.  Kujdesi dhe kushtet spitalore më të mira të mundshme;
  3. Blloku modern operativ me shtatë dhoma operimi, njëra prej të cilave është e pajisur me të gjitha pajisjet moderne për kirurgji bariatrike
  4. 4. Njësi intensive me monitorim qendror dhe anestezistë në gatishmëri (24 orë)
  5. 5. Spitali CODRA me një eksperiencë prej 5000 operacionesh në vit

Për një operacion bariatrik sa më të suksesshëm e të sigurtë, si dhe për periudhën pas operacionit, është e nevojshme të përfshihet një ekip i tërë mjekësh që të meren rezultatet e parashikuara dhe të planifikuara. Nevojitet, jo vetëm përvojë e madhe në kirurgji, por edhe standardet më të larta në trajtimin intensiv të pacientëve të tillë.  Ky është pikërisht ekipi që Spitali CODRA ka, një fakt i vërtetuar me rezultate gjatë praktikimit shumëvjeçar të kirurgjisë bariatrike.

Drejtuesi i ekipit të Spitalit CODRA, i përbërë (përveç kirurgëve) nga anestezistë, endokrinologë, kardiologë, dietologë, psikiatër dhe psikologë, është Prof. Dr. Miroslav Ilić, një kirurg me përvojë prej shumëvjeçare  në kirurgjinë bariatrike, me konsultime të vazhdueshme me emrat më të mëdhenj botërorë të kësaj fushe.

Mjekët


Call Now Button