Kirurgjia e tretjes

Reparti i kirurgjisë digjestive vepron brenda Qendrës Kirurgjikale të Spitalit CODRA.  Që prej themelimit të tij, ai ka qenë një pjesë e dalluar e Spitalit. Përgjatë 15 viteve të krijimit të tij, ka ndjekur trendet më bashkëkohore brënda fushës së diagnostikimit dhe trajtimit të pacientëve, është furnizuar me pajisje të avancuara dhe ka investuar vazhdimisht në trajnimet e doktorëve.

Kirurgjia digjestive praktikohet në dhoma operimi nga më modernet në sektorin qendor të operimit në spital.

Të gjithë procedurat e nevojshme të diagnostikimit zhvillohen në laboratorët qendror të radiografisë, diagnostikimit MSCT, biokimik dhe mikrobiologjik. Gjenden dy kolona endovideo moderne për procedurat endoskopike dhe laparoskopike, një aparat i lëvizshëm me rreze X në sallat e operacionit. Ne përdorim disa aparate modernë me ultratinguj në Repart dhe në klinikat ambulatore.

Reparti i kirurgjisë Digjestive ka dhoma si apartamente private teke dhe dopje, njësinë gjysëm intensive dhe ICU (Njësinë Invensive të Kujdesit) brenda qendrës Kirurgjikale. Ka dy qendra infermierie në repartin e Poliklinikave.

Brenda Qendrës Kirurgjikale CODRA – Kirurgjia e përgjithshme dhe digjestive, ne kryejmë të gjitha llojet e procedurave në organet digjestive:

  1. Diagnostikimi, zbulimi i hershëm, trajtimi kirurgjikal konservativ dhe radikal i të gjitha sëmundjeve malinje

  Procedurat kirurgjikale laparoskopike dhe të hapura në varësi të indikacioneve:

– Operacionet e ezofagut në rastet e tumoreve malinje dhe beninje

-Operacionet e stomakut në rastet e sëmundjeve malinje (gastrektomia totale me anastomozat përkatëse)

– Rezeksionet e mëlçisë në tumoret malinje parësore dhe dytësore

– Trajtim kirurgjikal radikal për sëmundjet malinje të fshikëzës së tëmthit dhe kanaleve biliare

– Rezeksione të zorrës së hollë dhe/ose të trashë në sëmundjet malinje

– Derivimi i përmbajtjes së zorrëve (ileostomia, kolostomia)

  1. Trajtimi kirurgjikal i ndryshimeve beninje dhe i sëmundjeve inflamatore të organeve të barkut

Procedurat kirurgjikale laparoskopike dhe të hapura në varësi të indikacioneve:

  • * Heqja laparoskopike e fshikëzës së tëmthit në rast gurësh dhe/ose procesi inflamator
  • * Operacionet e ekinokokut të mëlçisë
  • * Operacionet e ulçerës në stomak dhe duodenale
  • * Heqja e shpretkës (splenektomia) për shkak të indikacioneve hematologjike, onkologjike, kirurgjikale
  • * Rezeksionet e zorrëve në rastet e disa proceseve inflamatore, deformimeve (sëmundja e Crohn, koliti, divertikuloza, anomalitë kongjenitale dhe të fituara)
  1. Trajtimi kirurgjik i hernies – procedura laparoskopike dhe kirurgjikale e hapur në rastet e:

– Hernia hiatus

– Herniet ventrale

– Herniet e kërthizës

– Herniet inguinale, inguinale

– Herniet lumbare/

  1. Apendektomia laparoskopike dhe e hapur (kirurgjia e apendiksit)
  2. Diagnostifikimi dhe trajtimi i hemorroideve

– Aplikimi i procedurës Dearterializimi Hemorroidal Transanal

  1. Kirurgjia e lëkurës dhe indit nënlëkuror

– Kirurgjitë e të gjithë tumoreve beninje dhe malinje të lëkurës

– Mjekimi i plagëve

  1. Procedurat perkutane, minimalisht invazive:

– Punksioni perkutan i kisteve të mëdha të mëlçisë

– Biopsia perkutane e mëlçisë dhe tumoret parësore dhe dytësore të saj

– Biopsi perkutane e ndryshimeve të tjera tumorale në abdomen

  1. Procedurat diagnostike kirurgjikale:

– Anoskopi me biopsi

– Rektoskopi me biopsi

– Rektosigmokolonoskopia me biopsi

– Diagnostikimi me ultratinguj i abdomenit

– Diagnostikimi me rreze X dhe me kontrast

– MSCT e abdomenit

Ekspertët e mëposhtëm të nderuar janë anëtarë të ekipit tonë në repartin e kirurgjisë së përgjithshme dhe abdominale:

Primarë. Dr Dragoljub Kastratović, Dr Eldin Lamežević, Prof. Dr Miroslav Ilić.

Mjekët


Call Now Button